Sela i thotë Angelovit: Jemi autokton, Maqedonët ndoshta nuk janë as 30% !

Në debatin televiziv në Alsat, në emisionin “200”, ku i ftuar ishte edhe Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët ky i fundit ka folur me tone të ashpra ndaj Stojace Angelovit duke i thënë se shqiptarët janë autoktonë në Maqedoni, ndërsa sllavët janë ardhacakë,. Nuk keni identitet, mos u baznoni tek enciklopedia që ua kriojoj Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski, dihet se ju erdhët këtu në shekullin e shtatë, përderisa shqiptarët ishin këtu. Për çështjen e regjistrimit të popullsisë, që filloi dhe ngeci kohë më parë, Sela theksoi se ky regjistrim është i patjetërsueshëm për të pasur pasqyrë të saktë rreth popujve që jetojnë në Maqedoni. Në debat me sih komandanti e ARM-së, Stojance Angelov sela ka replikuar lidhur me modelin e shtetit të Maqedonisë, duke thënë se Maqedonia duet të jetë plotësisht e barabartë për maqedonasit dhe shqiptarët si dy popujt kryesor. Kryetari i LR-PDSH-së i tha Angelovit se shqiptarët janë mbi 30%, ndërsa sa janë maqedonasit nuk dihet, madje ai shtoi se ndoshta ata nuk janë as 30% prandaj duhet në fletëparaqitjet e regjistrimit të popullsisë, duhet të ketë edhe opcion për regjistrimin e popullit bullgar që jeton në Maqedoni. Sipas kësaj, një pjesë e mirë e maqedonasve do të shkruheshin bullgarë pasi ashtu edhe ndihen. Kjo sipas Selës është edhe njëra ndër kushtet e BE-së, në politikat për fqinjësi të mirë.

