Sela: Lëvizja BESA po bën lojë politike (VIDEO)

230
fresco

Ziadin Selaa

Në raste se blloku i koalicionit të partive të vogla shqiptare i fiton zgjedhjet, do të vendosim një kusht thotë Zijadin Sela. Kushti i vetëm, sipas kryetarit të LR-PDSH-së, për arritjen e koalicionit nga partitë opozitare shqiptare me Unitetin, dhe Rilindjen demokratike kombëtare, është që mos të bëhemi pjesë e qeverisë për deri sa nuk bëhen ndryshimet kushtetuese dhe ligjore, të cilat i kanë në platformën politike. Këtë qëndrim do ta mbajnë, pasi që Sela thotë se duhet te sjellën ndryshime të mëdha për ata që pretendojmë që t’i përfaqësojmë. Por, sipas Zijadin Selës parita Besa nuk lidhi besë me këtë koalicion.

“Besa po bën lojë politike. Duhet ta themi cili është problem real. Ne këtë bashkëpunim opozitar nuk e shohim si nevojë e ngushtë e jona për të nxjerrë 10 ose 15 deputetë. Ne e shohim si mundësi për të marr legjitimitetin ky bllok opozitar dhe në emër të këtij legjitimiteti të bëhemi bashkë në qëndrime të gjitha partitë politike shqiptare parlamentare”, tha Sela.

Comments