Sela mesazh Ahmetit nga Kërçova: Do ta mposhtim mikun tënd Gruevskin (FOTO)

160

Ziadin Sela në tubimin e sotëm qendror të Aleancës për Shqiptarët në Kërçovë ka adresuar shumë kritika dhe disa mesazhe ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Sela pyet Ali Ahmetin pse fshihet prapa ministrave të rinj dhe i mban prapa kuintave ministrat e vjetër.

“Pse fshihesh dhe tenton ti ikësh përgjegjësisë para opinionit nga premtimet që i ke pas në 2014. Shqetësimin për djegie votash mos e kërkoni tek Aleanca për shqiptarët, sepse ne jemi tre, 53 mije vota i ke djeg Ali Ahmti nga 2014. Nese do ta dish cilat do jenë votat e djegura në 2016, ta dish se ata do jenë votat që do shkojnë për BDI-në. Ne nuk duam vota për kalkulime dhe për te hyrë në qeveri. Ne e duam këtë votë për të bashkuar shqiptaret. Ne më 12 dhjetor si fitimtarë do ti bashkojmë gjitha partitë shqiptare” tha Ziadin Sela njofton Drini.mk.

Më pas kryetari i LR-PDSH-së, nuk hezitoi ti bëj apel Ali Ahmetit dhe Menduh Thacit që më 11 dhjetor për të mirën e nipërve dhe mbesave të tyre të votojnë Aleancën për shqiptarët si opcionin më të mirë kombëtar. Sela tha se qëllimi i Aleancës është ta fitojë mikun e Ali Ahmetit, Nikolla Gruevskin.

“Ne duam ta fitojmë mikun tënd të ngushtë Nikolla Gruevskin. Thirrjes tonë për diasporën shqiptare i janë përgjigjur mijëra vetë, unë jam i lumtur që sot i shoh këtu dhe i përshëndes shumë njerëz nga diaspora. Ata e dine qe situata ndryshon këtu. BDI dhe Ali Ahmeti ka dashur ti mbaj larg shqiptaret nga aty ko  vendoset fati i tyre duke ju thënë të votojnë në diasporë. Këtu do nisë ndryshimi dhe Kërcova do e sjellë ndryshimin dhe fitoren e Aleancës për shqiptaret. Ali nëse vërtet shqetësohesh për fatin e nipërve dhe mbesave tua, me 11 dhjetor votoje Aleancën për shqiptarët, Menduh nëse shqetësohesh për mbesën tënde, votoje Aleancën për shqiptarët se e ke këtë mundësi dhe mos u shqetësoni aspak sepse ne nuk kemi dal për t’i fituar shqiptarët por qe ti bëjmë ata fitimtarë. Më lejo te të kujtoj Ali edhe një çështje tjetër. Te dëgjova se the për Sopotin se shqiptaret janë burgosur pa faj edhe për Mostrën, por mos harro se ti ke qenë në qeveri edhe atëherë edhe sot kur ndodhi Kumanova. Un sot të përkujtoj se me keqardhje kemi parë kur dënohen shqiptarët me burgim të përjetshëm me arsyetime të turpshme të njerëzve shovenë që vetëm keq u kane sjell shqiptareve.” tha Ziadin Sela para kërçovarëve.

Red background
Comments