Sela: Pushteti qendror dëshiron të diskriminojë Strugën (VIDEO)

338
fresco

midle
sela

Edhe me rishikimin më të ri të buxhetit të shtetit, Struga përsëri është lënë pas dore, thotë autoritetet lokale dhe LSDM-ja opozitare në këtë qytet. Kryetari Zijadin Sela për Alsat thotë se pushteti qendror me këtë hap, dëshiron të diskriminojë Strugën dhe të gjitha rajonet me shumicë shqiptare.

Nga LSDM-ja në Strugë thonë se me rishikimin nuk janë paraparë mjete për asnjë projekt në Strugë dhe rajonin e saj.

“Në rishikim nuk ka mjete as për riparimin e spitalit të përgjithshëm dhe shtëpisë së shëndetit, për riparimin e pishinës së mbyllur, nuk ka mjete për riparimin e çerdhes së fëmijëve, e aq më pak për ndërtimin e një çerdhe të re, që është nevojë reale”, deklaroi Jovan Mitreski, deputet i LSDM-së.

Sipas LSDM-së me rishikimin e buxhetit nuk parashihen mjete të reja as për shkollat fillore dhe të mesme. Bllok- dotacionet në të holla ngelin të njëjta sikur vitin e kaluar kur për shkollat e mesme u parapanë 60 mijë euro më pak.

Comments