Sela: Pushteti vazhdon të bëjë spastrim etnik të shqiptarëve


Koalicioni “Aleanca për shqiptarët”, ka mbajtur mbrëmë tubimin e radhës në rajonin e Prespës.
Lideri i LR PDSH-së, Ziadin Sela, në fjalën e tij ka thënë se pushteti vazhdon të bëjë spastrim etnik të shqiptarëve, duke i detyruar që në mungesë të perspektivës ekonomike, të ikin nëpër vendet evropiane.
“Ne pa vetëdije ndoshta e ndjekim se çfarë po ndodh, por spastrimi etnik nuk është vetëm të vrasësh një familje dhe e spastrove një popull.
Jo, spastrim etnik quhet kur ngelet shtëpia bosh. Ky plan i cili nuk është vetëm këtu, funksionon në Strugë, funksionon në Dibër, në Gostivar janë mbi 10 mijë të rinj të cilët janë larguar brenda këtyre tre muajve.
Ne nuk duhet ta lejojmë një gjë të tillë. Ne nuk duhet të lejojmë që të largohen fëmijët tanë”, ka thënë Sela.
Më tej ai i ka bërë thirrje shqiptarëve që të mobilizohen dhe të dalin të votojnë për subjektet politike shqiptare, për të ndalur atë që po ndodh.