Sela takon ambasadorin italian, ja detajet

454
fresco

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Ziadin Sela sot ka zhvilluar takim me Ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Karlo Romeo. Sela ka informuar ambasadorin për aktualitetet e fundit politike në vend. Ai po ashtu ka informuar ambasadorin Romeo edhe për sjelljen e Ligjit të Gjuhës shqipe në Kuvend si dhe mundësitë e hyrjes në fuqi si dhe zbatimin e domosdoshëm në praktikë, si element i rëndësishëm i demokratizimit të shtetit dhe shoqërisë multietnike.

Temë tjetër diskutimi nga ana e kryetarit Sela kanë qenë edhe vërejtjet e tij për qeverisjen LSDM-BDI si dhe për dinamikën e reformave sidomos në drejtësi, reforma këto të cilat nuk janë në pajtueshmëri me pritshmërinë e qytetarëve të Maqedonisë.

“ASH ka qenë dhe gjithmonë do të jetë në gatishmëri për të kontribuar në rrugëtimin e proceseve eurointegruese të Maqedonisë për ne BE dhe NATO”, ka deklaruar Sela. Në këtë kontekst, Sela ka kërkuar mbështetje nga ambasadori i Italisë, si një shtet mjaft i rëndësishëm i BE-së dhe NATO-s, që Italia t’i ndihmojë Maqedonisë që sa më parë të bëhet pjesë e strukturave euro atlantike.

Comments