Sela: Vota e tetovarëve vendos për fatin e shqiptarëve

117
fresco

 

midle

Aleanca për shqiptarët para banorëve të Komunës së Tearcës shpalosi platformën “Ndryshe”, duke kërkuar nga ata që në ditën e votimit të rrethojnë numrin 7. Përfaqësuesit e koalicionit të LR-PDSH-së, Unitetit dhe RDK-së thanë se vota për aleancën do t’i nxjerr humbës VMRO-në e Gruevskit, dhe BDI-në e Ahmetit, të cilat, sipas Ziadin Selës janë bashkërisht fajtorë për diskriminimin e shqiptarëve në çdo fushë të jetës. Ai tha se njësia e gjashtë zgjedhore vendos për fatin e shqiptarëve në të gjithë vendin.

“Pesha e votës tuaj është dhjetë fish më e madhe se e çdo votë tjetër, e cila merret në  vendet tjera ku jetojnë shqiptarët. Prandaj, dhjetë fish më tepër ju duhet ta keni përgjegjësinë në ditën e votimit. Vota nuk i jepet për hatër dikujt që e njeh. Me votë vuloset ardhmëria e fëmijëve, të cilët i keni në shtëpi, prandaj të merret më seriozisht ky proces”, tha Sela. 

Agon Ferati, kandidat për deputet nga ky koalicion, tha se ndarja e deritanishme e buxhetit është jo e drejtë, ku taksapaguesit shqiptarë me gjithë ata të diasporës, mbushin rreth 40% të arkës shtetërore dhe nuk marrin asnjë dobi në zonat e tyre.

“Tatimi që mblidhet në zonat ku jetojnë shqiptarët duhet të mbetet aty, ndërsa një pjesë e asaj, normalisht, mund të drejtohet deri në buxhetin qendror. Megjithatë, për shkak se kontributi i shqiptarëve është shumë i madh në këtë buxhet, ne do të jemi të pa kompromis në marrjen e hises që na takon”, tha Ferati.

Aleanca për shqiptarët, sonte do të vizitoj banorët e Novo Sellës dhe Negotinës, do të zhvilloj takime me kryefamiljarët e Vrapçishtës, kurse tubimin qendror do të mbaj në Bogovinë.

Comments