Sela:Zaevi dhe LSDM s’ka nevojë ti bashkoj partitë opozitare shqiptare

240

Kryetari i LR-PDSH-së e ka komentuar intervistën e fundit të liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev, ku ky i fundit ka theksuar mes tjerash se ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me partitë shqiptare në opozitë (BESA, LR-PDSH, UNITETI), duke shtuar se varësisht prej rrethanave do të bëhet një koalicion i zgjeruar para ose pas zgjedhjeve.

Mirëpo Sela për Zhurnal konsideron se nuk ka nevojë e më së paku, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ti bashkon partitë shqiptare në opozitë. Sela thotë se partitë në opozitë duhet të bashkohen vet dhe jo ti bashkoj dikush tjetër. Sipas tij, LR-PDSH ndaj partnerit të mundshëm të koalicionit qeveritarë nuk do të bëj kërkesa, por do të vendos kushte.

Ai thotë se do të kërkon që Maqedonia të jetë binacionale, shtet ku gjuha shqipe do të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase si dhe do të kërkon decentralizim të pushtetit.

“Opozitën e bashkuar shqiptare nuk ka nevoj që ta bëj bashkë dikush tjetër. Duhet të gjejmë kapacitete dhe forma që të bëhemi bashkë vetë ne. Sa i përket qëndrimeve tjera sa i përket pyetjes tuaj se cilat do të ishin kërkesat tona, unë them se ne nuk kemi ndërmend të bëjm kërkesa por do të vëndojm kushte nga pala kundërshtare e bllokut politik maqedonas. Kushtet tona janë Maqedonia binacionale, Maqedonia dygjuhësore dhe deentralizim i mirëfillt i pushtetit dhe jo si tani që është i dekoncentruar dhe ndarja e buxhetit prerje lokale ku mbi 50 për qind të tatimeve që mblidhen ti ngelin pushtetit lokal”, ka deklaruar për Zhurnal, kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Comments