Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra i japin fund lidhjes?

225

Këngëtari nga Shqipëria, Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra u fejuan në tetor të vitit që lamë pas në një ceremoni private në Zvicër.
Çifti nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme rreth lidhjes por që në bazë të imazheve duket se kanë kaluar kohë të mirë, shkruan lajmi net.

Megjithatë tani nëse shikojmë në llogaritë e tyre personale në Instagram, dyshja kanë fshirë të gjitha imazhet që lë të kuptohet se po ndodhë diçka ndërmjet tyre.

Ata po ashtu pas lidhjes kanë publikuar edhe dy projekte të suksesshme “Dashni” dhe “Sa kujtime”, që u pritën tejet mirë nga publiku.

Sido që të jetë mbetet të shohim në vazhdim. /Lajmi.net/

Comments