Selim Ibrahimi: BDI ka rastin t’a dërgojë Gruevskin në opozitë

301
fresco

Image result for Selim Ibrahimi

Analisti politik Selim Ibrahimi duke folur për zhvillimet e fundit në Maqedoni sidomos rreth procesit pas zgjedhorë , ka deklaruar se BDI ka rastin ta dërgojë Gruevskin në opozitë transmeton Faktiditor.ch.

Ibrahimi thotë se pas takimit të kryetarit të partisë Ali Ahmeti në rezidencën e ambasadorit amerikan Jess L. Baily, bëhet më se e qartë se blloku në formim nga ndërkombëtarët i paraprinë vendimit të Gjykatës Administrative.
“Mandatari pa partitë politike shqiptare nuk mund të formojë qeveri” deklaroi Ibrahimi.
Por analisti Ibrahimi pyet nëse lideri i BDI-së a do ta shfrytëzojë ‘kartën e kuqe’ kundër VMRO-DMPNE-së?
Dilema sipas tij qëndron tek rreshtimi i partive shqiptare në një front dhe dalja me kërkesa të qarta në bisedimet për formimin e qeverisë.
“Rastin e kanë të gjitha partitë politike shqiptare” thotë analisti Ibrahimi duke folur njëkohësisht edhe për koalicionet e mundshme paszgjedhore ./Faktiditor.ch/

Comments