Selimi: Po vijon spastrimi etnik në veri

258
fresco
midle
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në interpelancën e kryeministrit Isa Mustafa rreth situatës në veritë vendit, ka deklaruar se negociatat e Kosovës me Serbinë nuk kanë sjellë asnjë rezultat rreth largimit tëstrukturave paralele në veri të vendit.

Ai thotë se Qeveria e Kosovësnuk ka bërë asgjë deri më tani në largimin e këtyre strukturave, duke thënë se ato vetëm sa janë funksionalizuar.

“Plani po vazhdon për spastrim etnik edhe tani, përderisa asnjë nga qytetarët nuk janë rikthyer atje. Në të gjitha negociatat me Serbinë, nuk u bë asgjë për largimin e strukturave ilegale. Përkundrazi, ato struktura po vazhdojnë edhe tani; janë funksionalizuar. Qeveria e Kosovës në vazhdimësi është kujdesur që qytetarët të mos kthehen në veri sepse, sipas tyre, këta po e keqësojnë gjendjen në atë pjesë”, ka theksuar Selimi./Albeu.com/

Comments