Selimi: Qeveritarët të gatshëm të flasin natën e jo në Kuvend

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi pas seancës deklaroi se qeveritarët janë më të gatshëm të flasin natën se sa në Kuvend.
“Ashtu siç kanë folur mbrëmë gjithë natën, se sa të flasin në Parlamentin e Kosovës, Parlamenti i Kosovës do të duhej të vendoste drejt të vendoste tani por duket që Parlamenti i Kosovës ka ngelur një pistë nga ku nisin negociata”, tha Selimi.
I pyetur se a do të ndikojë në gjetjen e një konsensusi delegacioni evropian i cili do të vizitojë Kosovën të mërkurën, Selimi tha se konsensusi do të duhej të ishte interesi i qytetarëve të Kosovës.
“Çfarëdo konsensusi tjetër i ashtuquajtur nuk është i duhuri as i nevojshmi, por po duket edhe mos të jetë i mundshmi”, përfundoi Selimi.
Ndryshe seanca për ratifikimin e demarkacionit është shtyrë për të mërkurën.

