Nji tren e nisi Serbia e pam deri ku ra qeveria, paramendoni me hy me tenka, qeveria i hyp traktorit e drejt per Shqipni.
Rexhep Selimi, deputet i Vetevendosjes, ka thane ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum se Vetevendosje asht kunder rritjes se pagave per deputetet, tue thane se qellimi asht qe partite me i kontrollue deputetet edhe permes kesaj forme.
“Pjesa dermuese e deputeteve te magjorances, jane aty vetem per paga”, tha Selimi, tue shtue se ne Kosove edhe ata qe punojne jane te varfun, por kur flitet per ata qe s’punojne atehere shkalla e tyne asht e madhe, prandaj Vetevendosje asht kunder nji rritje te tille.
Derisa per situaten e fundit, dhe kercenimet qe erdhen prej Serbie, Selimi ka shtue se ato jane kercenime tipike, derisa per deklaratet e Presidentit te Kosoves, simbas tij, ma shume jane tute per qytetaret.
Selimi ka thane se Kosova nuk duhet me shkue me bisedue me Serbine, derisa ajo po kercenon me lufte, tue thane se sot Serbia po thote o sot bisedo me mue ose lufto me mue.
“Kosova duhet me rrite kapacitetet e saj mbrojtese per me ruejt Kushtetuten per shtetin te cilin e kemi shpall”, ka shtue Selimi.
Ai ka thane se Serbia, po vazhdon me mbete si nji qen i zgjidhun e cila here po kercenon dhe here po tute.
Simbas tij, e vetmja asht Kroacia e cila ka formue kapacitetet mbrojtese, derisa edhe Bosna asht shume keq, kurse Kosova asht ne gjendjen ma te keqe ngase ende nuk ka ushtri dhe ende nuk i ka formue kapacitetet mbojtese.
“Per me shmang konfliktin duhet me armatose FSK’n dhe Policine e Kosoves”, ka thane Selimi, tue shtue se ma shume jane te armatosuna strukturat paralele serbe se sa asht e armatosun FSK’n.
Ai ka thane se ne kete gjendje qysh jemi, Kosova asht nji kafashate e lehte per Serbine.
Krejt situatat qe kane dale ne problemet e sigurise sikur asht muri, treni, kercenimet, jane si pasoje e bisedimeve me Serbine, ka nenvizue Selimi, tue thane se kjo situate qe e kemi ne veri nuk asht spontane dhe rastesi por vjen krejt si nji inskenim i marreveshjeve prej Brukseli.
Selimi, tue fole per murin dhe rezoluten e cila asht miratue prej Kuvendi, ka thane se kjo qeveri s’mundet me ba nji gja te tille, por ka shtue se duhet nji force e madhe policesh per me kontrollue rrximin e atij muri.