Është grimerja më e suksesshme në trojet shqiptare, shkruan GazetaBlic.Fjala është për grimeren, Sellma Kasumoviq e cila njihet si një nga gratë më të zonja e më të suksesshme sa i përket profesionit të cilin e ushtron.
“GazetaBlic” mëson se për momentin ajo gjendet në Frankfurt të Gjermanisë ku po merr pjesë në hapjen e “Phines Academy”, bashkë edhe me Vjosa Metajn dhe Blertën.Definuesja e artit të së bukurës, ashtu siç po quhet shpesh nga mediat rozë – me sa duket është goxha e njohur edhe në Gjermani.Në një video dhe fotografi të siguruar nga “GazetaBlic“, ajo shihet goxha e zënë me fanset të cilat me padurim po presin të fotografohen me të.
Sellma Kasumoviq në Frankfurt të Gjermanisë
Kasumoviq ka edhe një linjë të produkteve të makijazhit të cilat përdoren me të madhe nga artistet tona shqiptare, e të cila mbajnë emrin e grimeres.Ajo po ashtu ka një faqe në rrjetin social “Instagram” aty ku ndiqet nga më shumë se 770 mijë ndjekës, e në të cilën publikon video e fotografi të cilat iu mahisin me ndryshimet ‘drastike’ që bëjnë duart e saj. / © GazetaBlic /