Selmanaj për Kurtin: Pa asnjë shqetësim darkon me Vuçiqin e shoqërohet me Martin Berishën

122

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel dhe vizitën në Sarajevë ku është shoqëruar me ambasadorin Martin Berisha.

Selmanaj tutje ka thënë se këto veprime të Kurtit a janë bërë m koordinim apo pa koordinim.

Postimi i plotë:

Vetëm 5 ditë pas sulmit terrorist në Ibër-Lepenc, Albin Kurti pa asnjë shqetësim darkon dhe fotografohet me Vuçiqin. Ndërkohë, 7 ditë pas sulmit, ai, i shoqëruar nga Martin Berisha – i paguar nga GEN-i në Serbi – bën një vizitë në Sarajevë.

Çka po ua merr mendja?

Me koordinim apo pa koordinim?

Analizoni vetë dhe nxirrni përfundimin.

Comments