Selmanaj: Seanca konstitutive jo më larg se të mërkurën

178
fresco

Në një intervistë për “Zërin”, anëtari i Kryesisë së AAK-së, Rasim Selmanaj ka bërë të ditur se në takimin mes presidentit Thaçi dhe kandidatit për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, është diskutuar për mbajtjen e seancës konstitutive.

midle

Sipas tij, është biseduar që seanca në fjalë të mbahet javën që vjen, sa më shpejt që është e mundur.
.
“E hëna është e mundshme, por e hënë, e martë, e mërkurë, nuk besoj që do të shkojë më shumë”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, ka thënë se PAN-i i ka votat për ta formuar qeverinë, prandaj votimi i qeverisë, sipas tij, mund të ndodhë pikërisht ditën kur do të mbahet seanca konstituive.

“I kemi votat e deputetëve për ta formuar qeverinë. Po presim dhe jemi duke u bërë gati që formimi i qeverisë të ndodhë në të njëjtën ditë”, është shprehur ai, me ç’rast ka thënë se PAN-i është duke punuar që të arrihet një koalicion më i gjerë, me LDK-në e me AKR-në”. /albeu.com/

Comments