Selmani: As LSDM nuk do reforma të vërteta në medie, bojkotojmë ad hok trupin

231
fresco

midle

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani shkroi se nuk ka marr pjesë në konsultime më LSDM-në për reformat në medie e as që do të marr pjesë, pasi që kjo gjë, sipas tij, është farsë politike, transmeton TetovaSot.
“Më pyetën kolegët për konsultimet e djeshme të LSDM-së me organizatat e gazetarëve dhe mediale për ad hok trupin në Agjencinë për medie. Unë jam në pushime, mirëpo edhe të isha në Shkup nuk do të shkoja. Ne kërkuam reforma të vërteta në medie, nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos na porositën një farsë politike. Edhe njëherë përsërisim se nuk do të marrim pjesë në lojën pa kufi të partive”, shkroi Naser Selmani./TetovaSot/

Comments