Selmani: Katër ”naçallnika” maqedon zgjedhin një ”naçallnik” shqiptar



Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë(SHGM) ka kritikuar aplikimin e nëntë shqiptarëve për komisionin ad-hoc për mbikqyrje të mediave para zgjedhjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Nëse është e vërtetë se në këtë konkurs janë paraqitur dhjetë gazetarë shqiptarë, kjo është turp për neve, njëherë si profesionist dhe si gazetarë por edhe si qytetarë e shqiptarë. Më kështu njerëz pa kurrizorë dhe njerëz partiak nuk mundet të ndërtohet as sistem, as nuk mund të garantohet një proces kredibil ose i besueshëm, sepse populli nuk u beson njerëzve që janë bisht i partive politike”, theksoi Naser Selmani, Kryetarë i SHGM-së.
Selmani më tej për Telegrafi Maqedoni thotë se kjo zgjedhje është në këtë formë ”Katër naçallnika maqedon zgjedhin një naçallnik shqiptar”
Ndryshe kandidatët shqiptarë që duhet të zënë vendin e pestë që nuk e përfillën BDI dhe PDSH, janë: Sefer Tahiri, Besmira Ejupi, Ilir Ajdini, Ajet Rexhepi, Daut Dauti, Fitim Kryeziu, Lulzim Hamidi, Josif Xhoçkov dhe Petrit Saraçini.