Senatorja australiane anti-muslimane, Pauline Hanson, nxirret jashtë restorantit (video)

312

Kjo është një video e Pauline Hanson, udhëheqëses së partisë anti-muslimane Australian One Nation, duke u përzënë nga një restorant dhe duke u quajtur “raciste”.
Një burrë, që duket të jetë pronari i restorantit, i thotë asaj se ajo “po i shkel muslimanët”. Pastaj e quan atë “të turpshme”, një “grua që nuk ka fibra morale” dhe “intelektualisht të pandershme”, para se t’i thotë “nuk je e mirëpritur këtu.”
Nuk është ende e qartë se ku dhe kur u regjistrua kjo video.
Vetëm pak ditë më parë, Hanson ndezi polemika në senatin australian kur ajo mbante një burka, si pjesë e fushatës së saj për një ndalim kombëtar të vellos së fytyrës tek femrat e besimit islam. /tesheshi.com/

https://youtu.be/sJ5q1PwvgdQ

Comments