Pesë ushtarë ukrainas janë vrarë, ndërsa nëntë të tjerë janë plagosur në një ofensivë të kryer nga separatistët pro-rusë gjatë kësaj fundjave, ka njoftuar sot ushtria ukrainase.
Numri i përgjithshëm i ushtarëve të vrarë përfshinë tre ushtarakë për vdekjet e të cilëve u raportua dje, kur Ukraina tha se i kishte zmbrapsur rebelët në qytetin e vijës së frontit, Avdiyivka, transmeton Express.
Nga ana e rebelëve është vrarë një pjesëtar.
Afro 10.000 njerëz janë vrarë qëkur luftimet mes trupave ukrainase dhe rebelëve, të cilët kërkojnë pavarësi nga Kiev, shpërthyen në prill të vitit 2014./Gazeta Express/