Serbët nesër do të hapin sërish dyqanet e mbyllura dy ditë më parë.
Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve, Radosh Petroviq, i cili ka thënë se nesër do të hapen dyqanet, farmacitë e restorantet që ishin të mbyllura.
“Ne kemi treguar forcë, unitet me mbylljen e tyre. Ata nuk mund të na thyejnë dhe se ne nuk do të vuajmë nga sulmet e tyre. Çdo përpjekje e mëtejme e Prishtinës do të kthehet me përgjigje edhe më të fortë”, ka thënë ai, shkruan B92, transmeton Indeksonline.
Ata i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që më në fund të kuptojnë situatën në veri dhe t’i përgjigjën asaj, para të ndodh ndonjë incident.
Kujtojmë qe me një dhe dy korrik, të gjitha subjektet afariste ishin mbyllur, në shenjë protestë ndaj taksës së vënë ndaj produkteve serbe.
Përmes këtij veprimi, tentohej të paraqitej gjendja kinse e rëndë e komunitetit serb në veri në mungesë të produkteve.
Pas këtij vendimi, Qeveria dje hapi pika shitëse për qytetarët serbë, të cilët kanë mbetur pa furnizim me artikuj elementarë.