Serbia do të pranojë avionë luftarakë nga Rusia

329
mig_29_56

Ministri i mbrojtjes i Serbisë thotë se vendi i tij është duke e pranuar një ngarkesë të avionëve rusë luftarakë, furnizime që mund të përkeqësojnë tensione me shtetet fqinje.

Zoran Djordjevic pas vizitës të tij në Moskë, ka thënë se gjashtë MiG-29 do të dorëzohen në Serbi, transmeton portali arbresh.info.

Armatosja e Serbisë ka shkaktuar alarm në Ballkan, e cila u përfshi në një luftë të përgjakshme në vitet 1990, duke vrarë më shumë se 110,000 njerëz dhe duke lënë miliona të tjetër të pastrehë.

Serbia zyrtarisht ka qenë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por pas presionit të Moskës dhe drejtimit të saj në mënyrë të vazhdueshmë nga Kremlini, Serbia vazhdon të mbetet jashtë NATO-s dhe institucioneve tjera perëndimore

Comments