Serbia fajëson “shërbimet të huaja” dhe kroatët për kaosin në derbin e Beogradit

886

Medit serbo sot kanë raportuar se nismetar të rrahjes brutale në stadium ishin tre kroatët e ardhur enkas nga Kroacia, për të shkakëtuar kaos.

Sipas gazetës “Blic” të tre kroatët, që erdhën nga qyteti i Splitit – Ante Firiç dhe Damir Tovaroviç ata ishin paguar nga 10,000 euro për të ardhur në Beograd dhe për të luftuar.

Një tjetër e përditshme e Beogradit, Vecernje Novosti, shkruan të premten se të paktën 100 vetë morën pjesë në organizimin e rrahjes që u zhvillua gjatë derbit 156 të futbollit në Beograd. Sipas këtij raporti, “disa shërbime të huaja, anëtarët e të cilëve kohët e fundit kanë rritur dukshëm praninë e tyre në vendin tonë”, u përfshinë gjithashtu.

E përditshmja tha se së paku gjashtë shtetas kroatë morën pjesë në trazirat, përfshirë Damir Tovaroviçin, një ish-kampion kroat i arteve marciale.

Në Zagreb, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane njoftoi se katër shtetas kroatë morën pjesë në trazirat.

Comments