Serbia i kërkon Maqedonisë ndihmë në pengimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov është takuar me kreun e Shtetit të Serbisë, Tomisllav Nikoliç, në kuadër të manifestimit qendror me rastin e shënimit të jubileut të madh ’70 vjet nga migrimi i maqedonasve në Vojvodinë.

Gjatë takimit Nikoliç ka theksuar se, nga kryetari i Maqedonisë ka kërkuar që në princip të mbështesë Serbinë me votimin kundër anëtarësimit të Kosovësnë UNESCO.
“Luta Maqedoninë që të mbrojë trashëgiminë tonë historike, sikur mbron të vetën”, ka thënë Nikoliç.
Ai ka shtuar se kosovarët janë duke u përpjekur që të falsifikojnë historinë dhe të përvetësojmë manastiret serbe.