Serbia me vendim të papritur për Kosovën

192

Moebel THEMA

kosovo_featured-0724-1-650x358

Federata Spanjolle e Volejbollit ka votuar kundër pranimit të Kosovës me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Volejbollit, raporton Zëri.Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Volejbollit të Serbisë, e cila befasisht nuk i ka thënë “JO” Kosovës, duke abstenuar në këtë rast, ndërkohë që Spanja ka mbetur vendi i vetëm që ka votuar kundër pranimit të Kosovës, në Kongresin e 35-të të FIVB-së.

“Të gjitha shtetet, përjashtim Spanjën (kundër) kanë votuar për pranimin e Kosovës në FIVB, ndërsa ne nuk kemi votuar kundër, e as pro, por kemi abstenuar”, ka thënë presidenti i Federatës Serbe të Volejbollit, Nenad Golijanin.

“Ne nuk duam që të rinjve t’ju refuzohet mundësia e pjesëmarrjes në sport”, e ka arsyetuar ai vendimin e Federatës që e drejton.

Comments