Serbia në shok/ Putin gati të njohë Kosovën për hatër të presidentit Trump

115

Serbia në shok/ Putin gati të njohë Kosovën për hatër të presidentit Trump

“Rusia mund të njohë Kosovën për një marrëveshje me SHBA-të..” është ky lajmi me i ri në arenën ndërkombëtarë që padyshim ka lënë gojën hapur serbet, çka secili në Beograd po pranon se kjo është shuplaka e radhës e Rusisë Serbisë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar mediave ruse.

Moska mund të njohë Kosovën si pjesë e krijimit të një marrëdhënie të re mes Amerikës dhe Rusisë, thotë ekspertja e njohur në prof.dr. Meri Dejevski, profesoreshë ne  Britani të Madhe, njohëse e mirë  e zhvillimeve në Rusi.

Një prej ekspertëve më të shquar britanik dhe komentatore në Rusi paraqitur mundësinë që Rusia mund të njohë pavarësinë e Kosovës, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë në mes të Uashingtonit dhe Moskës, pasi Donald Trump mori postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Kolumnistja e “Guardian” ka paraqitur këtë ide në gazetën “Tablet”, botuar më 21 janar, duke menduar për pasojat e mundshme të një takimi të suksesshëm mes Trump dhe Putin në të ardhmen e afërt. Trump ka shprehur në mënyrë të përsëritur dëshirën e tij për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin menjëherë pas inaugurimit të tij do të vë një marrëdhënie mes  Amerikës dhe Rusisë mbi një marrëveshje të re mjaft te rëndesishme, citon “Presheva jonë”.

Meri Dejevski takohet rregullisht me udhëheqësit e Kremlinit, përmes grupit “Valdai”, e cila takohet me zyrtarët rusë çdo vjeshtë, dhe sugjeroi se Moska mund ta njohë Kosovën si pjesë e një marrëveshje paketë, qëllimi i së cilës ishte mbyllja e problemeve të ndryshme post-Luftës së diplomacisë se ftohtë që kishin prishur marrëdhëniet ndërmjet forcave.

Rusia, deri ne këto qaste  në mënyrë të vendosur ishte kundër njohjes së Kosovës. Shumica e vendeve perëndimore, duke filluar nga Amerika, kanë pranuar me kohë pavarësinë e Kosovës, por Serbia, Rusia, Kina, dhe pesë shtetet anëtare të BE dhe shumë vende të tjera nuk e kanë njohur, por shumica e atyre janë nga Amerika e Jugut, Azia, dhe rreth gjysma e vendeve afrikane. Një total prej rreth 113 prej 193 shteteve anëtare të OKB tani e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa njohja e Kosovës nga ana e Rusisë   do të ishte një goditje e madhe për aleat rus historik, Serbinë, thuhet ne shkrimin e ekspertes ruse qe vepron dhe jeton në Londër.

Comments