Sergio Ramos bëhet këngëtar – fansat mbesin të habitur ndërsa e tallin në komentet e ‘trailerit’ të këngës së parë

143
fresco

Ish-kapiteni legjendar i Real Madridit, Sergio Ramos (39 vjeç), ka befasuar të gjithë ndjekësit e tij me një njoftim të papritur – ai do të hyjë në botën e muzikës.

Mbrojtësi i njohur, i cili aktualisht luan për klubin meksikan Monterrey, ka paralajmëruar publikimin e këngës së tij të parë me titull “Cibeles”.

Ramos këtë verë u largua nga Sevilla, klubi i tij i fëmijërisë, për t’iu bashkuar kampionatit meksikan. Deri tani ai ka shënuar tre gola në 12 paraqitje, ndërsa Monterrey kryeson tabelën e Ligës MX. Megjithatë, duket se ambiciet e tij shkojnë përtej futbollit.

Titulli “Cibeles” është një referencë për sheshin Plaza de Cibeles në Madrid – vendi ikonik ku Real Madrid feston triumfet e mëdha.

Në videoklipin shoqërues, Ramos shihet duke kënduar me një rruzare në dorë, ndërsa në sfond shfaqen pamje nga karriera e tij e lavdishme futbollistike.

Në një fragment të shkurtër që ai ndau në rrjetet sociale, Ramos këndon në spanjisht. Shumë fansa besojnë se vargjet flasin për ndarjen e tij emocionale nga Real Madrid në vitin 2020: “Ka gjëra që kurrë nuk t’i thashë, e ende më dhembin. Nuk desha kurrë të largohem, ti më the të fluturoj”.

Brenda më pak se 24 orëve, videoja arriti mbi pesë milion shikime, por reagimet e publikut kanë qenë të përziera, por pjesa dërrmuese kanë qenë komente tallëse ndaj tij.

Comments