Sërish pritje të gjata: Shkuarja e mërgimtarëve shkakton kolona në pikat kufitare

305

Shkuarja e mërgimtarëve nëpër vendet e Evropës ku ata jetojnë e punojnë ka shkaktuar sërish kolona në kufi.

Kolonat janë shkaktuar në dalje të pikave kufitare, teksa më së shumti pritje ka tek Dheu i Bardhë dhe në Merdare, shkruan lajmi.net.

Në këtë të fundit, pritjet shkojnë deri në mbi 3 orë, teksa tek Dheu i Bardhë ka pritje deri në dy orë.

Nëpër pikat tjera kufitare ndërkaq situata me pritjet është normale dhe s’ka kolona të gjata. /Lajmi.net/

Comments