Sërish tërmet në Ohër

506

Tërmet me magnitudë prej 3,5 ballësh sipas shkallës së Rihterit është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 08:36 në rajonin e epiqendrës së Ohrit, njoftoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.

Tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë me intensitet prej V ballësh sipas Shkallës sizmike evropiane.

Edhe dhjetëra tërmete më të dobëta janë regjistruar në rrethinën e Ohrit mbrëmjen e kaluar.

Nga data 18 të e muajit të kaluar e deri më sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.000 tërmete. Më i fuqishmi ishte mbrëmë në orën 13:18 me intensitet prej 5 ballësh sipas shkallës së Rihterit, shkaktoi shqetësim tek banorët dhe turistët, ndërsa janë paraqitur dëme më të vogla materiale.

Comments