Sevilla dhe Bayern Munich do të përballen për herë të pare, në një ndeshje konkurruese sonte kur të ndeshen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Sevilla do të jetë nikoqir i Bayern Munichut në ndeshjen e parë çerekfinale të garës më prestigjioze për klube në Evropë, e cila nis në orën 20:45.
Hera e vetme kur Sevilla dhe Bayern ishin përballur ishte një ndeshje miqësore në vitin 1992.
Nikoqirët do të jenë pa njeriun e tyre kryesor, Ever Banegan, i cili është i suspenduar për një ndeshje pas kartonëve në ndeshjet e kaluara të garës. As Sebastien Corchia nuk do të jetë në dispozicion të Vincenzo Montellas, pasi mbetet jashtë fushës me një dëmtim në ijë.
Ndërkohë, te Bayerni do të mungojnë Kingsley Coman dhe Juan Bernat, të cilët vuajnë nga lëndimet në nyje. Ndërkaq, Arturo Vidal është në dyshim, pasi mungoi në fitoren e thellë të Bayern Munich kundër Dortmundit në fundjavë.
Formacionet e mundshme:
Sevilla: Rico; Mercado, Kjaer, Lenglet, Escudero; N’Zonzi, Pizarro, Navas, Vazquez, Correa; Muriel
Bayern Munich: Ulreich; Kimmich, Hummels, Boateng, Alaba; Martinez, Vidal, Muller, James, Ribery; Lewandowski.