SEVIM FERATI- ikona e profesorit të kimisë që arsimon me mijëra nxënës shqiptar
Profesori, FERATI për më shumë se 20 vjet pret dhe përcjell gjenerata të shumta në shkollën e mesme të mjekësisë “Pance-Karagjozov” në Shkup ,
shkruan portali AMERIKA-RADIO SHQIPTARE me seli në SHKUP.
Ndonëse kontributi i tij për çështjen shqiptare në Maqedoni ka qenë i madh, veçanërisht në arsimin në gjuhën shqipe –në momente shumë të vështira për Maqedonin.
Profesori SEVIM FERATI nuk u përkul as njëher, por u ballafaqua me obstrukcionet e mëdhanga ish sistemi komunist maqedonas që nuk lejonte lirshëm të mësojnë shqip nxënësitshqiptar në Maqedoni, posacërisht në Shkup dhe Kumanovë me rrethinë.
Ai është i njohur më shumë për për një karakter të fortë, disciplinë të madhe dhe njohës i thellë në fushën e kimisë, pasi jeta e tij është e lidhur ngushtë për lëndën e kimisë të cilën e kishte studiuar në Universitetinprestigjioz të Prishtinës para viteve 1990.
Studimet i kishte mbaruar në afat rekord, si student tepër i dalluar i gjeneratës. Menjëhër pas mbarimit të studimeve është punësuar në arsimsi mësimdhënës i lëndës së kimisë.
Profesori,Sevim Ferati po vazhdon karrierën me bindje të patundur se kjo është një detyrëme shumë vlera, pasi në vitet 1993-2000 arriti që të nxjerr një gjeneratë nxënësish shqiptar të jashtëzakonshëm, të cilëtmë vonë më vonë një pjesë e madhe u tyre u bënë mjekë të profileve të ndryshme(hirurg, ortoped, anesteziolog, stomatolog, transfuziolog, laborant dhe profile të tjera),politikan, profesor, aktor, pedagogdhe shumë profesione tjera të cilët janë të etabluar fuqishëm në institucionete ndryshme në Maqedoni.
Profesori Sevim Ferati, karriera e të cilit shtrihet në mbi 30 vjet punë si mësimdhënës i lëndës së kimisë, vazhdon të ketë shumë lavdata për punën e palodhur për edukimin e nxënësve me lëndën e kimisë në shkollën e mesme të mjekësisë “Pance Karagjozov” në Shkup .
Profesori Sevim Ferati ka një mesazh për brezat e rinj të cilët do të vijnë pas tij e do të dalin para nxënësve tëbankave shkollore: “Do të më pëlqente që ata të cilët fillojnë punën në arsimta bëjnë me të njëjtin entuziazëm me të cilën unë po shkoj ka përfundimi. Për shkak se ky është një profesion që mund të jetojë edhe me pasion” shkruan portali AMERIKA-RADIO SHQIPTARE me seli në SHKUP.
Familja e respektuar e profesorit Feratit ka prejardhjen nga rrethina e Kumanovës, ndërsa profesori me familjen banon në vendbanimin Haracinë të Shkupit.