Përballë një parlamenti që e ka të vështirë të bëjë numrat
Qeveria e re e Kosovës do të përballet me sfida të rëndësishme. Maxhoranca qeverisese do ta ketë të vështirë të arrije ne parlament numrat e duhur për miratimin e disa ligjeve te rendesishem kushtetetues.
Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Lidhja demokratike e Kosovës, vijojnë të këmbëngulin se nuk do të votojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e ZI, në rast se nuk ka prova të qarta se Kosova nuk do të humbasë asnjë centimetër territor.
Qeveria e re, e cila pret të krijohet nga marrëveshja e arritur pak ditë më parë nga koalicioni parazgjedhor PAN, AKR-ja e Pacollit dhe nga Lista Serbe, nuk do ta ketë të lehtë t’u japë zgjidhje proceseve të mëdha, si demarkacioni, asociacioni, liberalizimi i vizave, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, etj.
Ndonëse këto çështje ishin problemet kyçe për qeverisjen e kaluar, edhe ajo pasardhëse do të përballet pikërisht me të njëjtat cështje. Përvec kësaj opozita në parlament është e vendosur që të mos mbështesë zgjidhje e ofruara deri tani.
Por pavarësisht deklaratave përfaqësuesit e koalicionit PAN shprehen të bindur se do të zgjidhin pjesën më të madhe të cështjeve deri në fund të mandatit.