“Çfarëdo që të ndodhë në jetë, edhe ashtu ka një vdekje. Janë veprat e mëdha që mbesin. Këto ishin fjalët e njeriut simbol të luftës e të lirisë, Adem Jasharit”.“Është vepra dhe sakrifica e pashembullt e familjes Jashari. Një ngjarje që preku thellë zemrat e njerëzve anembanë botës. Por vulosi përfundimisht triumfin ndaj së keqes, ndaj pushtuesit serb”.“Nata e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 do të mbeten në kujtesën e shqiptarëve, përjetësisht. Jo vetëm për flijimin e 20 anëtarëve të familjes Jashari, por për jehonën që bëri bashkë të gjithë shqiptarët”.
Këto janë fjalët me të cilat fillon dokumentari shkollor “Qysh kur leu dielli…”, përcjell Telegrafi, dokumentar ky i realizuar nga nxënësit dhe profesorët e Shkollës jopublike “Mileniumi i Tretë” në Prishtinë, dokumentar që u dedikohet trashëgimtarëve të familjes Jashari dhe sakrificës së kësaj familje të pashembullt në historinë njerëzore.Dokumentari në fjalë, protagonistë ka trashëgimtarët e tyre të rinj, numri i të cilëve ka arritur në 15.Përveç tyre, protagonist është edhe i zoti i Shtëpisë, Rifat Jashari.Në videon më poshtë mund të dëgjoni rrëfimet e trashëgimtarëve të familjes Jashari, përfshirë të Ademit, Hamzës, e të tjerëve.
Kemi pasur nderin dhe privilegjin që në kuadër të Mësimit të Bazuar në Projekte, i cili mbahet në shkollën “Mileniumi i Tretë”, bashkë me nxënësit pjesëmarrës të projektit ta përgatisim dokumentarin shkollor, “Qysh kur leu dielli…”, i cili u dedikohet pasardhësve të familjes Jashari dhe sakrificës së kësaj familje të pashembullt në historinë njerëzore.U jemi shumë mirënjohës dhe falënderues familjes Jashari dhe të zotit të shtëpisë, Rifat Jashari për mikpritjen dhe bashkëpunimin!Urime festa e 28 Nëntorit, dita e shqiptarëve!Mësimdhënësit,Lisjeta Thaqi JashariFatmir Fejziu
Posted by Lisjeta Thaqi Jashari on Montag, 27. November 2017