Shakira ka një të dashur të ri me të cilin po takohet prej katër muajsh, pohojnë mediat spanjolle
Shakira ka një të dashur të ri pas ndarjes nga partneri i saj, ish-futbollisti Gerard Pique, raportojnë mediat spanjolle.
Mediat gjurmuan burrin me të cilin ajo dyshohet se është në një lidhje dhe ata u takuan në Miami para se ajo të publikonte një këngë hakmarrjeje me argjentinasin DJ Bizarap.
Përveç ndarjes nga Pique, mediat spanjolle e kanë lidhur lëvizjen e Shakirës edhe me të dashurin e saj të ri.
Mediat pohojnë se nuk bëhet fjalë për një lidhje të rinovuar me ish-in e saj, Antonio de la Rua, djalin e ish-presidentit argjentinas Fernando de la Rua, por për një mashkull të ri me të cilin është takuar prej katër muajsh, të cilin e ka takuar në Miami. Lajmin se këngëtarja është sërish e dashuruar e ka publikuar portali OkDiario. Ata pretendojnë se janë takuar disa muaj para se ajo të shkruante një këngë hakmarrjeje për ish-partnerin e saj.
Shakira besohet se ka hezituar të zbulojë detaje përpara se të binte dakord me avokatët e ish-mbrojtësit të Barcelonës për një marrëveshje kujdestarie për dy djemtë e tyre, Milan dhe Sasha. Gerard Pique në fillim nuk donte që djemtë të jetonin në Amerikë, por pas një maratonë 12-orëshe me avokatët e saj, ai duhej të dorëzohej. Ata ranë dakord që djemtë t’i kalonin pushimet me babain e tyre dhe ai t’i vizitonte në Amerikë kur të donte.
Kur kjo u zgjidh, Shakira publikoi një këngë me DJ argjentinas Bizarapo në të cilën ajo këndon për ish-partnerin dhe të dashurën e tij, studenten 23-vjeçare Clara Chia.
Ndërkohë, Gerard Pique ka folur në një intervistë për gazetën spanjolle El Pais. Ai tha se ishte shumë i lumtur pas ndarjes së tij dramatike me yllin e popit dhe tërheqjes së tij nga futbolli. Ai nuk ka folur se kur ka nisur lidhjen me Clara Chia-n dhe nëse ata po shiheshin pas shpinës së Shakirës. Thjesht tha se po mbronte fëmijët.
“Çdo prind ka përgjegjësinë të përpiqet të bëjë më të mirën për fëmijët e tyre. Të gjithë prindërit e bëjnë këtë. Kjo është ajo ku jam fokusuar dhe kjo është puna ime si baba”, tha futbollisti.
Ndërsa ai është i fokusuar te fëmijët, Shakira i është përkushtuar kujdesit për prindërit e saj të moshuar, babin William Mubarak dhe mamin Nidia Ripoll.