Shaqiri me Liverpool kundër Crvena Zvedës/ Tërbohen Serbët: Armiku numër 1 vjen në ‘Marakana’

381

Lajmet për futbollistët shqiptarë vazhdojnë të marrin vëmendjen e medieve serbe, sidomos pas ndeshjes së Kupës së Botës mes Serbisë dhe Zvicrës, e fituar 1:2 nga këta të fundit.

Së fundi, vëmendjen e ‘Kurir’ e ka marrë Xherdan Shaqiri.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova do të vizitojë Serbinë në Champions League, pasi shorti i hedhur sot ka vënë me një grup Crvena Zvezdan dhe Liverpoolin.

Përballja Crevena Zvezda – Liverpool ka bërë që ‘Kurir’ të dalë me një titull qesharak, duke e cilësuar Xherdan Shaqirin si ‘armiku numër një’.

“Tifozët e Serbisë i mbajnë mend mirë provokimet e tij para dhe pas Kupës së Botës”, shkruan gazeta serbe.

Comments