SHBA/ Bajerni “poker” Interit, Milani thyhet nga Liverpuli (VIDEO)
Skuadrat italiane kanë zhgënjyer përballë ekipeve angleze dhe gjermane. Interi e mbylli me zero pikë klasifikimin në turneun ICC në SHBA.Skuadra e Mançinit u mund me rezultatin 1-4 nga Bajerni i Mynihut. Bavarezët shënuan kater gola që në pjesën e parë dhe goli i vetëm për zikaltrit u realizua në fund të lojës nga Ikardi.
Edhe pse një takim miqësor, kjo sfidë ngriti më shumë pikëpyetje për Mançinin se sa dha zgjidhje për sezonin e ri, ndërsa gjermanët u rikthehen te rezultatet pozitive.
Sfida tjetër mes Milanit dhe Liverpulit la shije të hidhur te kuqezinjtë. Pas fitores ndaj Bordosë dhe Bajernit të Mynihut, Milani duket se zbriti me këmbë në tokë.
Liverpuli e fitoi këtë sfidë me rezultatin 0-2. Për Milanin kjo ishte një ndeshje për t’u harruar, pasi anglezët dominuan takimin, ndërsa italianët nuk kryen asnjë gjuajtje në portë.