SHBA-ja me plan 15 pikësh për t’i dhënë fund luftës me Iranin

145

Sipas raporteve të shumta, SHBA-të kanë hartuar një dokument me 15 pika për të provuar t’i japin fund luftës me Iranin.

Duke cituar tre burime të njohura me detajet, televizioni izraelit Channel 12 raportoi se plani ishte i formatuar në mënyrë të ngjashme me ato që SHBA-të zbatuan në Gaza dhe Liban.

Në SHBA, The New York Times tha se plani u dorëzua nëpërmjet Pakistanit, por shtoi se nuk ishte e qartë nëse Izraeli ishte dakord me planin.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi një burim, kur raportoi planin. Ja cilat ishin 15 pikat e raportuara nga Channel 12: Irani çmonton aftësitë e tij bërthamore; Irani angazhohet të mos ndjekë idenë e prodhimit të armëve bërthamore; Irani nuk pasuron më materiale bërthamore; I gjithë materiali i pasuruar do të dorëzohet në Saba sipas një orari që do të përcaktohet nga SHBA-të, Izraeli dhe Irani; Objektet bërthamore të Natanzit, Isfahanit dhe Fordovit do të çaktivizohen.

Comments