SHBA në krye të tabelës, britanikët në vendin e dytë

171

Moebel THEMA

SHBA në krye të tabelës, britanikët në vendin e dytë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditën e nëntë të Lojërave Olimpike në Brazil arritën që të mbajnë vendin e parë në renditjen e përgjithshme për nga numri i medaljeve të fituara, raporton Anadolu Agency (AA).

Sportistët e SHBA-ve kanë fituar 69 medalje, prej tyre 26 ari, 21 të argjendi dhe 22 bronzi.

Britanikët me 38 medalje, prej tyre 15 ari, 16 të argjendit dhe shtatë të bronzit u klasifikuan në vendin e dytë, ndërsa kinezët me 45 medalje të fituara, prej tyre 15 ari, 13 argjendi dhe 17 bronzi janë në vendin e tretë.

Renditja e dhjetë vendeve më të mira për nga numri i medaljeve të fituara:

Vendi Ari Argjendi Bronzi Gjithsej
1 SHBA 26 21 22 69
2 Britania e Madhe 15 16 7 38
3 Kina 15 13 17 45
4 Rusia 9 11 10 30
5 Gjermania 8 5 4 17
6 Franca 7 8 7 22
7 Italia 7 8 6 21
8 Japonia 7 4 15 26
9 Australia 6 7 9 22
10 Koreja e Jugut 6 3 5 14
Comments