Shefi i PR-it i Bajram Rexhepit takohet me kandidaten e Levicës në Tetovë

43
fresco

Shkup, 27 tetor – Udhëheqësi i fushatës të kandidatit të BDI-së Bajram Rexhepi në Tetovë, Ardi Ismaili, është kapur në një takim të fshehtë me kandidaten e Levicës për Tetovën, Katka Bozhinovska.

Takimi është zhvilluar pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale në një kafene në lagjet maqedonase.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në opinion, BDI-ja kërkon dëshpërimisht përkrahjen e Levicës kundër Bilall Kasamit, i cili doli me 4.000 vota para në zgjedhjet e 19 tetorit. Apasievit i ka ofruar shumë pushtet në Tetovë, disa drejtori dhe punësime të anëtarëve të Levicës në komunë.

Levica njihet për qëndrimet e saj antishqiptare, kundër Kosovës, kundër NATO-s dhe kundër xhamive.(fol.mk)

Comments