Shefi i TV-së serbe “zbarkon” në Kosovë, takohet me Thaçin, Surroin, Kelmendin…

164
fresco

auto_Matic-thaci-suroi1480801343

midle

 

Shefi i televizionit serb “B92”, Veran Matiç para disa ditësh ka vizituar Republikën e Kosovës. Ai ka zhvilluar një sërë takimesh me krerë institucionesh si dhe gazetarë e publicistë. Mirëpo, takimet me Matiçin nuk janë publikuar nga asnjëri prej tyre.

Portali “Indeksonline” ka mësuar për qëndrimin e tij në territorin e Republikës. Ishte data 15 nëntor kur shefi i “B92” nisej nga Beogradi për në Prishtinë.

 

Në orët e paraditesh zhvillon takim me presidentin e Republikës, Hashim Thaçi ku biseda ndërmjet tyre zgjat mbi një orë.  Pas takimit me të parin e vendit, ai shkon në KohaVision (KTV) ku për rreth një orë bisedon me Adriatik Kelmendin, drejtuesin e emisionit “Rubikon”.

Më pas, takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhajn si dhe këshilltarin e tij, Bashmir Xhemaj.

Gjatë kësaj dite, Matiç niset për në restorant “Dardha” në Prishtinë. Aty pritej nga publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi.

Pas Prishtinës, ai niset në ora 19:00 për në Graçanicë. Tek restorant “Te Bata” zhvillon takim me një gazetare të “RTK2”-shit. Të nesërmen (16 nëntor), Matiç shihet edhe me “mikun e tij”, Shkëlzen Maliqin.

Image

Image

Comments