Shefi i UNMIK-ut: Prishtina dhe Beogradi t’i ndalin akuzat, të bashkëpunojnë

326
fresco

 

Në tremujorin e kaluar kemi qenë dëshmitar të tensioneve, por përshkallëzimi është shmangur si rezultat i ndëryrjeve diplomatike. Të dyja palët vazhdimisht kanë akuzuar njëra-tjetrën për provokime, ndërsa procesi i dialogut kërkon bashkëpunim, ka thënë në seancën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Zahir Tanin, përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Ai ka deklaruar se raportet mes Prishtinës dhe Beogradit vazhdojnë të jenë të tensionuara, për shkak të gjuhës që të dy palët janë duke përdorur, ndërsa vazhdimësia e bisedimeve po preket përgjatë rrjedhës nga ciklet e vazhdueshme zgjedhore, njofton Klan Kosova.

“Tash Kosova është para zgjedhjeve parlamentare. Rezultati i zgjedhjeve mund t’i sjellë të ardhme tjetër Kosovës. Pavarësisht përbërjes, qeveria e ardhshme do të vazhdojë të ballafaqohet me sfida.Po ashtu kam mbetur i stepur nga sulmi i javës së kaluar ndaj Arbana Xharrës. Pavarësisht motiveve të kryerësve, rëndësia e zbulimit të rastit është tepër e madhe, duke pasur parasysh faktin se ky incident ka ndodhur në nisje të fushatës poltike”.

“Marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit ende nuk janë shtensionuar. Ciklet e shpeshta zgjedhore janë duke e penguar në njëfarë mase këtë proces. Përvec përparimit të kufizuar në procesin e dialogut, diskurski ka rrëshqitur në sllogane jotolorante”.

Tanin ka përmendur edhe deklaratat e Edi Ramës, Hashim Thacit dhe Aleksandar Vulinit për të vërtetuar deklarimet e tij se situata në Ballkan, vecanërisht në raportet shqiptaro-serbe nuk paraqitet e mirë.

“Në raste se ngec zgjerimi i Bashkimit Europian, ne kemi dëgjuar kryeminstrin Edi Rama të thotë se cdokush do të donte t’i bashkohej Unionit të madh, por nëse kjo nuk ndodhë atëherë mund të formohen unione më të vogla. Ngjashëm ka folur edhe presidenti Hashim Thaci, si edhe në anën tjetër ministri serb Aleksandar Vulin”. /klankosova.tv

Comments