Shefja e BE-së: Partitë politike do të tregojnë se si po financohen

161
fresco

natalia_1485345586-4743227

Në takimin me shefat e misioneve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, pjesë e të cilit ishin edhe përfaqësuesja e BE-së, Natalia Apostolova, dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, u bisedua për zbatimin e MSA-së dhe rolin e Kuvendit për reformat që duhet krijuar.

Pas këtij takimi, përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, ka thënë se roli i Kuvendit është i rëndësishëm për reformat që duhen krijuar, për zhvillim ekonomik, punësimin, kulturën.

Ajo ka thënë se zbatimi i MSA-së është shumë i rëndësishëm, derisa u pajtuan që këto takime të shpeshtohen, sepse dialogu në Kuvend është shumë i rëndësishëm për qytetarët.

“Jam e lumtur që do të bëhen publike raportet e financimit të partive politike”, ka thënë Apostolova.

Ajo potencoi se brenda një jave do të emërohet edhe ministri i Integrimeve.

Ndërkaq, Kadri Veseli tha se Kosova është kontribuuese e stabilitetit.

“Do të vazhdojmë kursin e komunikimit pozitë-opozitë, do të vazhdojmë procesin e forcimit të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Për ne partneriteti me vendet e BE-së është shumë i rëndësishëm. Zotohem se komunikimi do të jetë i vazhdueshëm”, ka thënë mes tjerash Veseli, raporton Koha.net.

Kryeparlamentari potencoi të kenë marrë zotimin që të kenë takime më të shpeshta “në mënyrë që të vazhdojmë rrugëtimin evropian të Kosovës”.

Comments