Shehabi harron hallet e shqiptareve, merret me problemet e Turqisë

193

Moebel THEMA

Shehabi

Sekretari shtetëror në ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehabi, pohoi se qëndron pas deklaratave të tij se vendi duhet të hulumtojë organizatat që supozohet se kanë lidhje me Fetulla Gylenin. Në deklaratën e dhënë për Anadolu Agency, Shehabi mes tjerash thotë se vendi jonë e ka për borxh lojaliteti të luftojë kundër FETO-s duke u bazuar me të dhënat që do të marrë nga Turqia sepse me ardhjen në pushtet të Partisë AK, Turqia i ka zgjatur vendit dorën e miqësisë pa kushte. Sipas Shehabit, edhe mbi ne bie një detyrë e madhe për vazhdimësinë dhe integritetin e palëkundshëm të Republikës së Turqisë. Më tej ai thotë se së shpejti do të dalin në dritë të vërteta që nuk i kemi paramenduar sepse Ballkani është shfrytëzuar si një seli e tyre kurse struktura të tilla nuk janë të rrezikshme vetëm për Turqinë por për të gjitha shtetet e botës duke mos saktësuar për çfarë rreziku bëhet fjalë. Tolerimin e këtyre personave në Maqedoni, Shehabi e quan ofendim në emër të njerëzimit.

Më tej në qëndrimin e tij Shehabi pranon se nuk din emra por sipas tij, bëhet fjalë për mbështetje financiare të këtyre personave nga FETO.

I kontaktuar nga Alsat, Shehabi nuk pranoi të flasë para kameras dhe as nuk dha sqarime me shkrim, por shkurt tha se këto deklarata janë qëndrime të tij individuale dhe nuk përfaqësojnë institucionin ku punon. Nga ana tjetër, në artikullin e Anadolu Agency atij i janë referuar me titullin që mban si sekretar shtetëror në ministrinë e Kulturës.

Nga BDI-ja u tërhoqën nga këto deklarata thanë se janë të interesuar për një Turqi stabile por nuk bëjnë kualifikime për organizata që veprojnë në Maqedoni.

“Ne jemi të interesuar për një Turqi stabile, sepse kjo nënkupton edhe rajon stabil i orientuar për anëtarësim në strukturat euroatlantike. Ne nuk hymë në kualifikime për organizatat dhe të institucionet tjera që veprojnë në Maqedoni. Janë institucionet kompetente të vendit që duhet të ndjekin veprimtarin e tyre sipas ligjeve të vendit. Deklaratat e cilit do individ që flet pa autorizim nga BDI nuk janë qëndrime zyrtare të BDI-së”.

Shehabi ka një rol të rëndësishëm në miratimin e projekteve të kulturës kurse disa herë ka qenë në qendër të kritikave për diskriminim të projekteve për promovimin e kulturës shqiptare. /Alsat-m/

 

Comments