Shehu: Lista zgjedhore nuk është ideale, por nuk ka votues fantom

207

Ditmire Shehu, nënkryetarja dhe anëtarja e përbërjes së përkohshme të KSHZ-së e propozuar në BDI-ja ka deklaruar se puna dhe organizimi i referendumit i cili është i caktuar për më shtator po zhvillohet sipas afateve dhe se deri tani nuk ndonjë situatë të paparashikuar, njofton Medial.mk.

Shehu gjithashtu thotë se Lista zgjedhore nuk është ideale por në të nuk ka votues fantom.

“Ju siguroj se votues fantom nuk ka. Do ju tregoj një shembull nga vendi ku unë vij. Vendi nga i cili un vij quhet Pitarnica, në letërnjoftimin tim shkruan Pitarnica 1, te vëllai shkruan Pitarnica 5, tek motra Pitarnica 3, do të thotë jetojmë në të njëjtën shtëpi në të njëjtën adresë. Ndoshta tek dikush tjetër mund të qëndrojë Pitarnica 1, na është nga MPB ku dhe kemi nxjerrë dokumentet. Nga ajo që dimë se përveç kësaj shumë shtëpi janë të ndërtuara pa leje. Në MPB që t’ju dilet në ndihmë ju kanë dhënë letërnjoftime personave”, ka deklaruar Shehu.

Sa i përket punësimeve para referendumit, Shehu thotë se këtu nuk bëhet fjalë për zgjedhje, por bëhet fjalë për referendum i cili zbatohet në nivel shtetëror dhe qëndrimi i saj është se punësimet nuk ndikojnë në procesin e referendumit.

Ndërkaq më së voni deri më 7 shtator KSZH duhet të përmbyll listën zgjedhore me ndryshimet në të. Materiali zgjedhor duhet të dorëzohet 72 orë para se të mbahet referendumi, ndërsa votimi për diasporën do të mbahet 29 shtator, konkretisht një ditë para se referendumi të mbahet në vend e i cili është i caktuar më 30 shtator. /Medial.mk./

Comments