SHEKERINSKA PARALAJMËROI SHËRIM FALAS NË SPITAL PËR TË GJITHË QYTETARËT

214

Zëvendëskryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska sot paralajmëroi se sipas Planit për jetë në Maqedoni të kësaj partie qytetarët do të kenë shërim mjekësor falas.

Ajo shtoi se qytetarët e Maqedonisë, kanë të drejtë të kenë shërim kualitativ edhe në shtëpi edhe në spital. “Qytetarët e shtetit tonë duhet të kenë shëndet publik kualitativ, por ajo është e pamundur  nëse nuk keni mjaft mjekë dhe mjekë mjaft kualitativ në shëndetin publik”, theksoi Shekerinska dhe shtoi se që t’i mbrojnë dhe t’i mbajnë mjekët  dhe personelin mjekësor në shëndetin publik dhe ta ndalin fluksin edhe në shëndetësinë private dhe në vendet e huaja do t’i rrisin pagat e mjekëve dhe tërë personelit mjekësor.

Comments