Shekerinska:Me ne, institucionet publike do të punojnë deri në orën 20

185

shekerinska

Maqedonia duhet që t`ia mundësoje qytetarëve të saj shërbimet cilësore, efikase dhe të qasshme. Kjo është esenca e secilit shtet të organizuar, porositën nga LSDM-ja.

“Qytetarët po ankohen se shumë vështirë po i kryejnë obligimet e tyre në institucionet shtetërore, se rëndë vijnë deri te informacionet, se është i vogël numri i sporteleve, se duhet që të dalësh nga puna për ta përfunduar obligimin, ndërsa shpenzimet gjithnjë rriten.

Për këtë arsye ne kemi plan që kjo gjë të ndryshoje, kemi plan që secili institucion ku qytetarët i realizojnë të drejtat e tyre të punoje në dy ndërrime dhe t`i mundësoje shërbime qytetarëve deri në orën 20, çdo ditë pune”, deklaroi nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska.

Comments