Në foton e mësipërme krahas këngëtarit të njohur Luiz Ejlli është Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, i cili mbeti i plagosur në atentatin me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne të 8 Shtatorit në Shkodër.
Dyshohet se 43-vjeçari ishte edhe shënjestra e atentatit por dy të tjerë të pafajshëm mbetën të vdekur. I vdekur mbeti Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç, i njohur ndryshe edhe si Erogen Vaso.

