Shënon rënie numri i të prekurve nga gripi

500

Shënon rënie numri i të prekurve nga gripi sezonal. Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik gjatë javës së shkuar janë regjistruar 4946 raste me grip dhe sëmundje tjera të ngjashme me gripin, që paraqet rënie prej rreth 13% krahasuar me një javë më parë. Moshat shkollore dhe ato nga 15-64 vjeç mbeten më të prekurat nga gripi, ndërsa raste janë regjistruar në 29 komuna të vendit. Pavarësisht rënies së numrit, epidemiologët thonë se mund të pritet edhe një valë tjetër periudhës që vjen.

Comments