Shërbimet sekrete amerikane: Rrezik për sulme terroriste të hënën

156

Shërbimet sekrete amerikane: Rrezik për sulme terroriste të hënën

Shërbimet sekrete amerikane kanë lëshuar sot alarmin për rrezik terrorist të hënën më 7 nëntor, një ditë para votimeve.

Mendohet se Al Kaeda, sipas televizionit CBS-së, mund të ketë planifikuar sulme terroriste në tre shtete amerikane. Në shënjestër mendohet të jenë Nju Jorku, Teksasi dhe Virxhinia.

Nga ana tjetër, qeveria amerikane i druhet një sulmi të gjerë kibernetik nga ana e Rusisë ose nga vende të tjera me objektivin për të krijuar kaos ditën e zgjedhjeve presidenciale, të martën më 8 nëntor.

“Për t’i paraprirë këtij rreziku është duke zhvilluar një sforcim të paprecedent të koordinuar nga vetë Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare, me mbështetjen e Pentagonit dhe të agjencive kryesore të shërbimeve sekrete, CIA dhe NSA”, thekson nga ana e tij televizioni NBC që citon funksionarë pranë administratës Obama.

Comments