Shërbimet sekrete paralajmërojnë sulme terroriste në Britani, plot 3.000 ekstremistë në vend

231

Shërbimet sekrete paralajmërojnë sulme terroriste në Britani, plot 3.000 ekstremistë në vend

Moebel THEMA

Niveli i kërcënimit në Britani është tejet i lartë, pritet se do të ketë sulme të pashmangshme terroriste ” Paralajmërimi erdhi nga kreu i Shërbimeve të Inteligjencës britanike, Andreu Parker, i cili në një intervistë për The Guardian, e para ndonjëherë në një gazetë , shpjegon se ka rreth 3,000 ekstremistë të dhunshëm në Britaninë e Madhe dhe shumica e tyre janë britanike.

Sipas kreut të MI5-ës, numri i ekstremistëve të mundshëm që jetojnë në vend, është një nga tre aspektet që përbëjnë kërcënimin nga ekstremist islamik. Një aspekt janë padyshim anëtarët që veprojnë në Siri dhe Irak dhe pjesa tjetër e rrezikut i mbetet përpjekjeve të kalifatit për të përhapur “ideologjinë e saj helmuese” online.

Parker zbulon se në tre vitet e fundit, janë ndaluar në momentin e fundit  12 sulme. “Terrorizmi ndërkombëtar në formën e tij përfundimtare, bazuar në një ideologji,  sjell terror në rrugët tona dhe në pjesën më të madhe të botës së zhvilluar, duke përfshirë edhe Amerikën e Veriut, Australine dhe Turqinë. Aktualisht, ajo mban vulën e shtetit islam dhe është ende një markë e al-Kaedës.

Comments